Chelsea dhe Tuchel e do në Londër, Brojën e trembin minutat e pakta! West Ham në pritje, oferta 30 mln paund pret përgjigjje

Armando Broja është një ndër emrat më të lakuar të merkatos në Angli, por për momentin është se 20-vjeçari pas dy sezoneve nuk do jepet më në huazim. Ose do qëndrojë te Chelsea ose do shitet. Në këtë rast klubi favorit është West Ham, që ka ofruar 30 milionë paund për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Mediat në ishull dhe gazetari ekspert i merkatos Fabrizio Romano shkruajnë se trajneri i Chelsea-s Thomas Tuchel po këmbëngul për ta mbajtur në Londër dhe futbollistit i pëlqen kjo ide, por ajo që shqetëson ka të bëjë me minutat e pakta që pritet të ketë në dispozicion. Kjo është edhe arsyeja që pritet të mbahet një takim mes Brojës, trajnerit Tuchel dhe presidentit të Chelsea-s për të vendosur nëse do pranohet oferta e West Ham apo jo.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën