Chelsea e City rrezikojnë dënimin,
UEFA kërcënon ekipet e Premiership

Chelsea e City rrezikojnë dënimin,<br />UEFA kërcënon ekipet e Premiership
Ekipet që shpenzojnë prej disa vitesh, miliona Euro në tregun e futbollistëve, Manchester City dhe Chelsea janë paralajmëruar ashpër nga UEFA për rregullat financiare dhe bilancin që duhet ët jetë më i rregullt se kurrë.

Skuadrat angleze janë kërcënuar se mund të penalizohen në Champions League ose të mbeten jashtë Europës nëse thyejnë rregullat për transferimet. Nën rregullat strikte të UEFA-s, të pagëzuar me emrin "Fair Play financiar", klubet nuk duhet të raportojnë më shumë se 36 milionë Paund humbje në 2 vjet.

Por kjo duket jashtë logjikës për ekipe që vetëm shpenzojnë. City raportoi 197 milionë Paund humbje vitin e kaluar ndërsa deficiti i Chelsea ishte 67.7 milionë Paund. Këto ekipe si zakonisht në vitet e fundit, do të shpenzojnë për përforcime.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini protet që të jetë të hënën në "Etihad Stadium" për ndeshjen që do të vendosë titullin në Premier League mes City dhe Manchester United. Ai do të këshillojë pronarët e klubeve që të jenë më të kujdesshëm me blerjen e lojtarëve.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

‘Mua më bien flokët, ty të shtohen!’ Manja i përgjigjet Bashës dhe e sfidon të përballet me drejtësinë: Je gati ti si unë, të shkojmë atje?

‘Mua më bien flokët, ty të shtohen!’ Manja i përgjigjet Bashës dhe e sfidon të përballet me drejtësinë: Je gati ti si unë, të shkojmë atje?