Chelsea fiton me përmbysje derbin kundër Arsenal, Rangers ia del në Celtic Park pas nëntë vitesh (VIDEO)

Supersfida e javës së 20 në ‘Premier League’, mes Arsenal dhe Chelsea, është mbyllur me fitoren e bluve të Londrës të cilët në derbi ia dolën falë rezultatit 1-2. Në ‘Fly Emiratës’ goli që do të zhbllokonte shifrat do të realizohej në minutën e 13 nga sulmuesi gabonez Aubameyang, i cili me kokë mposhti Kepa-n.

Ky rezultat do të mbetej i pandryshuar deri në minutën e 82, atëherë kur Jorginho barazoi shifrat, pak çaste para se Abraham ti përmbyste ato, duke mërzitur të pranishmit në stadium. Nga na tjetër Chelsea me këtë fitore mban përkohësisht të sigurtë vendine  katërt, ndërsa Arteta duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë si trajner i ‘topçinjve’.

Ndërkohë në Premiership-in skocez java e 21 pati rezervuar derbin e Glasgout mes Celtic dhe Rangers. Në Celtic Park ata që ia dolën ishim miqtë nga jugu të cilët për herë të parë pas 9 vitesh fituan në këtë fushë me rezultatin 1-2.

Fillimisht për vendasit gaboi Christie një penallti, ndërsa më pas Kent zhbllokoi para se Edouardo të barazonte përkohësisht. Golin trepikësh do ta realizonte Katic në pjesën e dytë. Më ketë fitore Rangers renditet në vendin e dytë me 50 pikë, 2 më pak se Celtic-u i vendit të parë, por ekipi i drejtuar nga Rangers, pjesë e të cilit është edhe Eros Grezda, ka një ndeshje më pak.  

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar