Zërat e muajit të fundit për stolin e Chelsea-s pritet të marrin fund pasi zyrtarizimi i Frank Lampard si trajner i ri është çështje orësh. Sipas mediave britanike ish- lojtari i Chelseas do të takohet kokë më kokë me pronarin e ekipit ,Roman Abramovich në Francë.
Për momentin londinezët nuk kanë një emër tjetër për të pasuar Sarrin ndërsa nga ana tjetër në kampin blu janë optimistë për rikthimin e Lampard në Stamford Bridge, kësaj rradhe si trajneri.
Frank Lampard i cili kaloi plot 13 vite si futbollist nuk do ta ketë dhe aq të lehtë sidomos këtë vit tek Chelsea. Edhe pse Maurizio Sarri iku, i siguroi ekipit një vend në Champions League por Lampard për 2 merkato, atë të verës dhe të janarit nuk mund të marrë dot lojtarë. Me ikjen e Hazard, Higuain apo dhe Alonso i cili është drejt largimit, anglezi duhet ''t'i mbushë mendjen'' Ëillian dhe Hudson- Oddoi të mos largohen, pasi Barcelona dhe Bayern janë në gjurmët e tyre.
Nga ana tjetër Chelsea i duhet t'i paguajë 4 milion paund Derby County-t, skuadrës aktuale të Lampard me të cilën ka një kontratë 2-vjeçare.