Chelsea i bashkohet Arsenalit në
"betejën" për Lingard

Chelsea i bashkohet Arsenalit në<br />"betejën" për Lingard
Dikur e kishte një ëndërr të luante në "Old Trafford", e ndërkohë që ëndrra tashmë është bërë realite, anësori i Manchester United, Jesse Lingard është duke menduar largimin.
 
Anësori i "Djajëve të Kuq", është i pakënaqur me statusin e tij në skuadër, ku ai nuk është duke u aktivizuar shpesh nën drejtimin e Jose Mourinhos.
 
Lingard ka ende një detyrim një vjeçar për sa i përket kontratës së tij me United, por sipas "The Sun", Arsenali është duke e vëzhguar me shumë kujdes situatën e tij.
 
Por,  "Topçinjtë" nuk pritet ta kenë të lehtë marrjen e firmës së Lingard pasi do të përballen me një konkurecë të fortë pasi duke qenë se edhe Chelsea ëshë vendosur në ndjekje të anglezit.
 
Sipas raportimeve të mediave angleze, "Blutë e Londrës", të Antonio Contes, janë duke pritur hapjen e dritares së merkatos së verës për t'i bërë një ofertë Lingard.
 
Çmimi i Lingard besohet të jetë rreth 15 milionë euro.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve