ANGLI- Real Madrid refuzon shërbimet e sulmuesit anësor të Chelsea-s Willian. Mediat britanike bëjnë me dije se vetë klubi londinez ia ka vetëofruar 31- vjeçarin madrilenëve, por ka qenë tekniku francez Zinedine Zidane i cili e ka konsideruar brazilianin jo në planet e tij në të ardhmen. Objektivi kryesor i tij mbetet Kylian Mbappe i cili vlen shumë më shumë se Willian.
Por me këtë skemë që përdori klubi londinez, humbiste Barcelona e cila e kërkon prej kohësh brazilianin. Tani që nuk ka pengesë rivalen e saj kryesore, katalanasit nuk e kanë të vështirë të firmosin me 31- vjeçarin që në janar, dhe pse shërbimet e tij mund t'i ketë vetëm vitin tjetër.
Ëillian dhe pse dëshirohet nga trajneri Lampard, mban numrin 10 dhe është një nga më të rëndësishmit për Chelsea-n, është i vendosur të largohet nga Londra. Ai nuk do të rinovojë.