Chelsea jep 30 milionë euro, gjen zëvendësin e Armando Brojës

Chelsea jep 30 milionë euro, gjen zëvendësin e Armando Brojës

Armando Broja dhe Jhon Duran

Armando Broja është sulmuesi i vetëm që Chelsea ka në dispozicion, kjo pasi Nkunku vijon të jetë i dëmtuar dhe Jackson është në Kupën e Afrikës. Për këtë, drejtuesit e Bluve janë duke menduar për të afruar një element të ri në fazën e avancuar.

Sky Sport në Britani tregon se Chelsea është gati për të ofruar 30 milionë euro për Jhon Jader Duran Palacio. 20-vjeçari nga Kolumbia prej një sezoni është pjesë e Aston Villas në Premier League dhe këtë sezon në 23 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në të gjitha kompeticionet.

Me Brojën që shihet titullar, afrimi i Jhon Duran mund të jetë i duhuri. Veç saj, nëse një ofertë më e lartë se 35 milionë euro vjen në drejtim të Armando Brojës, atëherë Blutë janë të gatshëm të largojnë shqiptarin.

Duket se në "Stamford Bridge" janë duke punuar për çdo skenar, me kolumbianin që në çdo rrethanë do ishte zëvendësuesi i Brojës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore