Këtë të mërkurë sytë e të apasionuarve të Champions League do jenë në Londër e konkretisht te sfida e shumëpritur mes Chelsea-s dhe Milanit. Anglezët kanë vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para dhe sonte alternativë është vetëm fitorja. Për këtë kanë edhe fatin me vete, pasi kampionët e Italisë kanë një sërë mungesash. Portieri Maignan, Hernandez, Florenzi, Saelamakers, Kjaer dhe Calabria janë disa prej tyre, ndërsa duhet theksuar se Rebic dhe Leao sapo janë rikthyer me skuadrën. Te Chelsea Jorginho dhe Cucurrela, ndërsa Armando Broja sipas të gjitha parashikimeve do ta nisë nga stoli ndeshjen.
Sfida tjetë e këtij grupi, grupit E, luhet në Austri mes Salzburg dhe Dinamo Zagreb.
Një tjetër sfidë ku opsion është vetëm fitorja luhet në Torino mes Juventusit dhe Macabi Haiffa-s. ‘Zonja e vjetër’ pas 2 ndeshjeve të para ka 0 pikë dhe pas fitores së fundit në kampionat kërkon të tregojë se krizës i ka ardhur fundi. Për Allegri-n në pikëpyetje është Milik, ndërsa Pogba dhe Chiesa vijojnë të mungojnë. Sfida tjetër e grupit luhet në Portugali mes Benfica-s dhe Paris SG. Të dy skuadrat kanë kuotë të barabartë pikësh dhe sonte përcaktohet komanduesi, të paktën për momentin.
Në grupin F Real Madrid kampion në fuqi pret në ‘Bernabeu’ Shkahtar Donetsk, ndërsa po për këtë grup në orën 18:45 në Gjermani Leipzig sfidon Celtic. Dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes luhen në Manchester, me City-t që përballet me Copenhagen dhe Sevillia-n e cila ka 0 pikë, por që sonte pret Dortmund-in.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.6%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 800
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë
19 Korrik, 08:49
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Zyrtare/ Alvaro Morata është i Milanit: Kam besim te Ibra dhe Fonseca, mezi pres t'ia nisim
17 Korrik, 13:49
-
Armando Broja me shokë e bëjnë 'bllok' në rrjetet sociale, Chelsea nis procedurë disiplinore! Fernandez: Kërkoj falje për thirrjet raciste
17 Korrik, 10:10
-
Egnatia sot për historinë në Champions League! Kundër ka racizmin serb, Edlir Tetova: Shpresoj mos ndikohemi nga mungesat
17 Korrik, 08:40
-
VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes
16 Korrik, 22:03
-
Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive
16 Korrik, 19:35
-
Champions League/ Skandal në Bosnje, Egnatia humbet 1-0 në ndeshjen e parë! Thirrje antishqiptare në stadium dhe dy kartona të kuq
11 Korrik, 08:54
-
FOTOLAJM/ Në udhëkryq për të ardhmen, Armando Broja nis stërvitjen në Tiranë
10 Korrik, 18:48
-
Champions League/ Akti i parë mbyllet me sukses, Ballkani përmbys 1-2 Santa Coloman
9 Korrik, 22:04
-
Paulo Fonseca prezantohet te Milani: Këtu për të fituar trofe
8 Korrik, 22:58
-
Në Champions League apo jo? UEFA merr vendimin për Gironan
7 Korrik, 15:38