Europa League i përket Chelsea-t, blutë shpartallojnë në finale Arsenalin

Europa League i përket Chelsea-t, blutë shpartallojnë në finale Arsenalin

Ceremonia e ngritjes së kupës nga fituesja e kompeticionit, Chelsea Fc

Chelsea shpartallon Arsenalin në finalen e Europa League me rezultatin 4-1. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë ku serinë e golave e hapi bomberi Oliver Giroud pas shfrytëzoi një krosim dhe e çoi me kokë në cepin e kuadratit të Petr Cech. Më pas do të dyfishonte Pedro Rodriguez me një gjuajtje diagonale në zonën e topçinjve ndërsa Hazard do të shënonte nga pika e bardhe e penalltisë golin e tij të parë në ndeshje.  

Alex Iwobi do të shkurtonte diferencat në 3-1 me anë të një supergoli por i shpejtë do të ishte reagimi i bluve të cilët nuk falin në kundërsulm. Giroud gjuan topin i cili ndalohet nga Petr Cech por afër ndodhet Hazard i cili nuk e ka të vështirë ta çojë topin në rrjetë. 

Arsenal me këtë humbje dogji mundësinë e vetme për të prerë një biletë në Champions League veç fitimit të një trofeu këtë sezon. Ndërsa Chelsea dhe Sarri pas një sezoni shumë të vështirë arritën të fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë. 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Sërish Hazard, Chelsea nuk fal në kundërsulm dhe shënon të katërtin

Belgu Eden Hazard ka shënuar golin e katërt dhe të dytin personal për Chelsea. Pas një kundërsulmi magjistari i ekipit londinez është gjendur me portën bosh duke mos e pasur të vështirë për ta çuar topin në rrjetë. 

Ora 22:28
Arsenal ngushton diferencat, Alex Iwobi shënon super gol

Arsenal ka ngushtuar diferencat në 3-1 përballë Chelsea. Edhe pse topçinjtë kanë pak shpresa Alex Iwobi ka lëshuar një predhë nga jashtë zone duke e çuar në cepin e portës londineze topin. Arrizabalaga ka mbetur pa asnjë shans ndaj kësaj gjuajtje 

Ora 22:21
Chelsea hipotekon finalen, Hazard shënon golin e tretë

Eden Hazard ka shënuar dhe golin e tretë përballë Arsenal. Belgu ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. 

Ora 22:18
Pedro çon blutë në avantazh të dyfishtë, Chelsea pranë trofeut të Europa League

Pedro Rodriguez ka shënuar golin e dytë për skuadrën e Chelsea.

Ora 21:50
Giroud befason Cech, Chelsea kalon në avantazh përballë Arsenal

Skuadra e Chelsea-t kalon në avantazh finalen e Europa League përballë Arsenalit. Rezulatati në stadium Olympic të Bakut në Azerbajxhan është 1-0 në favor të bluve të londrës. Çuditërisht është një ish- lojtar i Arsenal si Oliver Giroud i cili shënon për Chelsean përballë portierit Petr Cech i cili ka luajtur për 9 vite me Chelsea-n. 

Bomberi Francezi përfitoi nga një krosim nga e majta në minutën e 51' duke e çuar topin me kokë në shtyllën e parë të portës së Cech. 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot