Chelsea kampione e Europës,
fitoi ndaj Bayern me penallti

Chelsea kampione e Europës,<br />fitoi ndaj Bayern me penallti
Chelsea ka arritur të fitojë Ligën e kampioneve, pas një ndeshjeje dramatike në "Fussball Arena" e cila u vendos nga pika më e fortë e gjermanëve, penalltitë. Koha e rregullt e 90 minutave të finales së Ligës së Kampionëve u mbyll 1-1, ashtu si edhe dy shtesat, por tek 11 metërshat, triumfuan anglezët.

Në Fussball Arena, mes Bayern Munich dhe Chelsea u pa një lojë e mirë, emocionuese dhe me dominimin e dukshëm të vendasve. Skuadra e Heynckes administroi ndeshjen duke krijuar pa fund aksione në portën e Chelsea, por pa rezultat në fraksionin e parë.

Rastin e parë të vërtetë e pati Arjen Robben, i cili depërtoi në zonë për të goditur, por holandezi gjeti përgjigjen e duhur nga Petr Cech. më pas Bayëern i besoi këmbëve të Ribery, Mueller, dhe sërish Robben e Gomez, ky i fundit në një formë mjaft të dobët dhe që ndoshta nuk meritonte të përfundonte ndeshjen.

Rastet e Chelsea ishin "me pikatore" dhe mjaft sporadike, pa asnjë rrezik të vërtetë. Kalou dhe Juan Mata u ndalën mjaft lehtë nga Neuer. Edhe gjysma e dytë filloi me dominimin e bavarezëve ndërsa Chelsea priste një dhuratë nga kundërsulmi apo ndoshta nga ndonjë mrekulli e Drogba.

Në një aksion të gjermanëve, Franck Ribery arriti të tundë rrjetën, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje, cka u vërtetua dhe nga pamjet. Goli i vërtetë erdhi nga Mueller me nje goditje me kokë në minutën e 82, pas një krosimi të Toni Kroos që gjeti zbuluar prapavijën e "Blues". Por kur Bayern hapi "birrën" për të festuar, Didier Drogba sërish me kokë, por me një goditje më të bukur se gjermani.

Koha shtesë nisi më emocionuese me një penallti për Bayern Munchen të shkaktuar nga Drogba. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mori edhe karton të verdhë për faullin ndaj Ribery, por më befasuesja ndodhi kur penalltia e Arien Robben u prit nga Cech. Shifrat ende 1-1 dhe kështu, qëndruan edhe pas përfundimit të dy pjesëve të shtesës duke bërë që të goditeshin penalltitë.

Gabimet fatale për Bayern erdhën nga kroati Olic dhe Bastian Schweinsteiger, ndërsa për Chelsea gaboi Juan Mata, por pa influencë në rezultatin 5-4 të penalltive në favor të Blues.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vrau ish-bashkëshorten Enkelejda Danaj, Gjykata greke lë në burg shqiptarin, çfarë deklaroi para gjykatës

Vrau ish-bashkëshorten Enkelejda Danaj, Gjykata greke lë në burg shqiptarin, çfarë deklaroi para gjykatës