GOLAT/ Alisson i dhuron fitoren Arsenalit, Liverpool 'bie' 3-1 në Londër! Chelsea humbet nga Wolves, Man. United tripletë West Hamit

GOLAT/ Alisson i dhuron fitoren Arsenalit, Liverpool 'bie' 3-1 në Londër! Chelsea humbet nga Wolves, Man. United tripletë West Hamit

Festa e Arsenalit dhe Arteta që 'i qesh' Kloppit

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 23-të. Kjo e dielë sportive nisi në orën 15:00 me tre duele. Në Londër, Chelsea u mposht 2-4 nga Wolves, me "Ujqit" që i treguan djemve të Pochettinos se kanë shumë probleme këtë sezon. Manchester United siguroi tri pikë kundër West Ham duke e mundur 3-0 dhe kapërcyer në renditje. Në orën 17:30 Arsenali fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit, duke rihapur garën për titullin e Premier League.

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 3-0 kundër West Ham. Tifozët në "Teatrin e Ëndrrave" panë tre gola nga djemtë e ten Hag, që kaluan "Çekanët" në renditje. Hojlund në minutën e 23-të dhe Garnacho me dopietë në minutat 49 dhe 84 siguruan tri pikët e "Djajve". Tanimë United me 38 pikë merr vendin e gjashtë, duke lënë West Hamin një pozitë dhe dy pikë më pak.

Chelsea vijon të zhgënjejë këtë sezon. Në "Stamford Bridge", djemtë e Pochettinos u mposhtën 2-4 nga Wolves në një përballje që u duke se do fliste për Blutë, të cilët shënuan me Palmer pas 19 minutave lojë. Cunha dhe autogoli i Disasi përmbysën rezultatin në favor të miqve. Në pjesën e dytë ishte Cunha që shënoi dy herë të tjera për Wolves, para se Thiago Silva të shkurtonte diferencat në 2-4. Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi dhe të dhjetën sezonale, duke mbetur me 31 pikë në vendin e 11-të, një pikë më pak se Wolves që e kapërcen në renditje.

Arsenali triumfoi 3-1 kundër Liverpoolit në "Emirates" dhe merr përkohësisht vendin e dytë, duke rihapur garën për titullin e Premier League. Në Londër 90+7 minutat ishin fantastike, me katër gola dhe karton të kuq (Konate 88') për të besuarit e Klopp. Bukayo Saka zhbllokoi sfidën dhe shënoi golin e parë të Arsenalit në minutën e 14-të, para se Gabriel në të 45+3 t'i dërgonte skuadrat në zhveshtore në barazimin 1-1.

Pjesa e dytë prodhoi garë të fortë sportive. Duhej minuta e 67-të që Martinelli të përfitonte nga pasiguria e Alisson në portë dhe të rikthente "Topçinjtë" në avantazh. Në të 90+2 ishte Trossard që "vulosi" tri pikët e Arsenalit me golin e tretë, duke ia kaluar topin mes këmbëve brazilianit të të kuqve. Pas javës së 23-të (ende e pa përfunduar), Liverpool mban kreu me 51 pikë, ndjekur nga Arsenali me 49 pikë. Man. City pozicionohet si i treti me 46 pikë dhe dy ndeshje më pak.

Premier League, raundi 23:

E dielë 15:00

Bournemouth 1-1 Nottingham

Chelsea 2-4 Wolves

Manchester United 3-0 West Ham

17:30 Arsenal 3-1 Liverpool

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
VIDEO/ Alisson gabon rëndë në portë, Arsenali triumfon 3-1 ndaj Liverpoolit! Rihapet gara për titullin e Premier League


Arsenali triumfoi 3-1 kundër Liverpoolit në "Emirates" dhe merr përkohësisht vendin e dytë, duke rihapur garën për titullin e Premier League. Në Londër 90+7 minutat ishin fantastike, me katër gola dhe karton të kuq (Konate 88') për të besuarit e Klopp.

Bukayo Saka zhbllokoi sfidën dhe shënoi golin e parë të Arsenalit në minutën e 14-të, para se Gabriel në të 45+3 t'i dërgonte skuadrat në zhveshtore në barazimin 1-1.

Pjesa e dytë prodhoi garë të fortë sportive. Duhej minuta e 67-të që Martinelli të përfitonte nga pasiguria e Alisson në portë dhe të rikthente "Topçinjtë" në avantazh. Në të 90+2 ishte Trossard që "vulosi" tri pikët e Arsenalit me golin e tretë, duke ia kaluar topin mes këmbëve brazilianit të të kuqve.

Pas javës së 23-të (ende e pa përfunduar), Liverpool mban kreu me 51 pikë, ndjekur nga Arsenali me 49 pikë. Man. City pozicionohet si i treti me 46 pikë dhe dy ndeshje më pak.

 

 

 

 

Ora 17:14
VIDEO/ Man. United fiton 3-0 ndaj West Hamit dhe i merr vendin në renditje


Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 3-0 kundër West Ham. Tifozët në "Teatrin e Ëndrrave" panë tre gola nga djemtë e ten Hag, që kaluan "Çekanët" në renditje. Hojlund në minutën e 23-të dhe Garnacho me dopietë në minutat 49 dhe 84 siguruan tri pikët e "Djajve". Tanimë United me 38 pikë merr vendin e gjashtë, duke lënë West Hamin një pozitë dhe dy pikë më pak.

 

 

Ora 17:11
VIDEO/ Problemi nuk ishte te Broja, Wolves mposht 2-4 Chelsean në Londër


Chelsea vijon të zhgënjejë këtë sezon. Në "Stamford Bridge", djemtë e Pochettinos u mposhtën 2-4 nga Wolves në një përballje që u duke se do fliste për Blutë, të cilët shënuan me Palmer pas 19 minutave lojë. Cunha dhe autogoli i Disasi përmbysën rezultatin në favor të miqve. Në pjesën e dytë ishte Cunha që shënoi dy herë të tjera për Wolves, para se Thiago Silva të shkurtonte diferencat në 2-4. Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi dhe të dhjetën sezonale, duke mbetur me 31 pikë në vendin e 11-të, një pikë më pak se Wolves që e kapërcen në renditje.

 

 

 

 

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë