Hija e Antonio Conte-s për Gatusso-n është larguar përfundimisht pasi ish-futbollisti i Milanit tashmë në drejtimin e klubit po bën një sezon brenda pritshmërive. Gjithsesi në drejtim të 40-vjeçarit kanë ardhur kritika nga ish-trajneri i Milanit Vincenzo Montella, i cili për momentin është i papunë pas përvojës jopozitive me Sevillia-n.
Për “Gazzeta dello Sport” Montella është shprehur: “Kurrë nuk e kuptova pse ngulmonte që të nxirrte se unë kisha gabuar. Ka insituar në këtë drejtim në intervistat e tij. Kjo gjë më ka prekur thellë. Si mund të merret me aftësitë e mia?”
Në Angli ndërkohë trajneri i Chelsea-s Maurizio Sarri i ka mbyllur derën largimit të David Luiz dhe Cesc Fabregas. Për qendërmbrojtësin brazilian është e interesuar Atletico Madrid, ndërsa për mesfushorin spanjoll pas dere qëndron Milani.
Lidhur me mundësitë e largimit të futbollistëve trajneri Sarri është shprehur: “Janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Kam folur me klubin dhe problemi qëndron se futbollistët duan kontrata afatgjatë, ndërsa drejtuesit nuk e mundësojnë për shkak të moshës së tyre. Është e vështirë, por unë mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje.”
Në Gjermani Bayern Mynchen është në kërkim të një zëvendësuesi të Robben, i cili në fund të sezonit do të largohet pas 10 vitesh nga klubi bavarez. Sipas “Corriere dello Sport” trajneri kroat Kovac ka kërkuar transferimin e Ivan Perisiç në “Allianz Arena”. Sipas këtij burimi gjermanët janë gati të ofrojnë që në janar 50 mln euro, aq sa ç’kërkon edhe Interi, por pikat mbi i për këtë transferimin pritet t’i vendosë Guiseppe Marotta, i cili do të zyrtarizohet javën e ardhshme si drejtues i klubit italian.