Chelsea marshon drejt titullit
Blutë mposhtin 3-1 Arsenalin

Chelsea marshon drejt titullit<br />Blutë mposhtin 3-1 Arsenalin
Chelsea marshon i sigurt drejt titullit kampion në Angli. Blutë fitojnë bindshëm 3-1 derbin e Londrës ndaj Arsenalit, hakmerren për humbjen në fazën e parë dhe thuajse hipotekojnë titullin kampion. 

Në “Stamford Bridge” skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është e papërmbajtshme dhe kalon shumë shpejt në avantazh që në minutën e 13-të me spanjollin Marcos Alonso.

Me këtë rezultat dhe më një ritëm shumë të lartë mbyllen 45 minutat e para të takimit. Pjesa e dytë nis me gol për kryesuesit e Premier league. Eden Hazard bën gjithçka vet duke shmangur me radhë mbrojtësit e Arsenalit dhe duke tundur rrjetën për herë të dytë.

Me gjithë sulmuesit që hedh në fushë Wenger është sërish Chelsea që gjen golin e tretë me Fabregas. Më pas në kohën shtesë ka kohë vetëm për golin e nderit për Arsenalin me Giroud.Chelsea fiton derbin ndaj Arseanlit 3-1 dhe prek titullin kampion.

Edhe pse jemi vetëm në javën e 24-të në Angli me 59 pikë dhe me një ecuri fantastike skuadra e Contes ka një hap kampioni që pritet të kurorëzohet me sukses. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos