Chelsea i Frenk Lamparad ka korrur sot fitoren e pestë radhazi në Premier League pasi për llogari të javës së 12 të Premier League ka mposhtur pastër me rezultatin 2-0 Crystal Palace.
Takimi do të zhbllokohej në minutën e 52 pas një aksioni model të bluve të Londrës. Ishte Ëilliam ai që shërbeu me thembër para se Tammy Abraham të zhbllokontë nga brenda zonës. Duhet të kalonin pak minuta për të parë golin e dytë që do të realizohej nga amerikani Pulisic, i cili me kokë finalizoi një këmbëngulje të gjatë të ‘bluve’.
Pas një nisje jo të mirë të sezonit Chelsea ngjitet në vendin e dytë në Premier League edhe pse përkohësisht pasi një fitore e Manchester City-t kundër Liverpool do ta zbriste në vendin e tretë.