Chelsea në finalen e Champions, pa
Terry, Ramires, Ivanovic e Meireles

Chelsea në finalen e Champions, pa<br />Terry, Ramires, Ivanovic e Meireles
Mbrojtësi John Terry është vetëm njëri nga 4 futbollistët e Chelsea, që do të mungojnë në finalen epike në Champions League, pasi u ndëskuan me kartona në ndeshjen e barazuar ndaj Barcelonës. Kapiteni i “blues” u përjashtua me karton të kuq pas një goditjeje me gju ndaj Alexis Sanchez.

Kjo nënkupton që Terry do të mungojë në 3 ndeshjet e ardhshme europiane, por ky është vetëm starti i problemeve për Chelsea. Edhe futbollistë të tjerë me peshë si Ramires, Branislav Ivanovic dhe Raul Meireles janë ndëshkuar nga arbitri në barazimin 2-2 në Nou Camp. Ata nuk do të luajnë në finale e Champions Leaguevnë Munchen, në 19 Maj.

Terry e pranoi fajin për goditjen me gju, por tha se nuk meritonte kartonin e kuq. “E kam parë sërish atë veprim dhe duket i keq. Por unë nuk jam tipi i lojtarit që të dëmton me dashje. Jam i zhgënjyer që nuk do jem në finale, pasi i lashë shokët në baltë. I kërkova falje atyre dhe dua tu kërkoj dhe fansave” tha Terry për kartonin e kuq.
(rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet