Chelsea nis merkaton, 'Blutë' prezantojnë afrimin e parë të janarit! Kontratë deri në 2030

Chelsea nis merkaton, 'Blutë' prezantojnë afrimin e parë të janarit! Kontratë deri në 2030

Benoit Badiashile

Chelsea ka prezantuar blerjen e parë të merkatos së janarit. Benoit Badiashile është mbrojtësi më i ri i "Bluve" të Londrës, me 21-vjeçarin që i ka kushtuar klubit të Premier League 37 milionë euro. Me origjinë nga Kongo, mbrojtësi është pjesë e kombëtares së Francës, teksa ka luajtur dy takime.

I dalë nga moshat e Monaco, prej katër sezonesh Badiashile ka luajtur me ekipin e parë të francezëve. Kontrata e mbrojtësit me Chelsea-n është deri në verën e 2030, teksa presidenca e re e klubit ka blinduar mbrojtësin që luan në qendër të prapavijës.

I gjatë 1.94 metra dhe vetëm 21 vjeç, duket se Chelsea ka goditur në merkato me këtë blerje. Trajneri Potter do ketë gati djaloshin që nga ndeshja e ardhshme në Premier League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro