Mesfushori i skudrës kampione të Europës, Chelsea, Ramires i ka dalë në mbrojtje taktikës mbrojtëse të skuadrës. Gjiganti londinez triumfoi në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit duke fituar ndaj Bayern Munchen, edhe pse nuk ishte favorite.

Mirëpo u kritikua për qasjen mbrojtëse që aplikoi në eliminimin e gjigantit katalanas, Barcelonës në gjysmëfinale, si dhe për triumfin pas penalltive ndaj Bayern Munich në finale.

“Anti-futbolli nuk është stil i Chelsea. Ne luajtëm ato ndeshje në atë mënyrë sepse u përballëm me Barcelonën, kurse kur u takuam me Napolin na duhej të shënonim gola dhe e bëmë këtë, kur askush nuk besoi se mundeshim”, deklaroi Ramires për Radio Estado ESPN. (rb/shqiptarja.com)