‘Bomba’ D. Zagreb shpërthen te Chelsea, shkarkohet trajneri Tuchel! Katër emrat që mund të zëvendësojnë gjermanin

ANGLI- Tomas Tuchel është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Çelsit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, ku vlerësojnë kontributin e dhënë nga Tuchel, teksa thonë se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve që po bëhen në klub pas ardhjes së pronarëve të rinj.

Gjithsesi shkarkimi ka ardhur pas humbjes që londinezët pësuan mbrëmjen e kaluar në grupin e Champions League kundër Dinamo Zagreb. Në klub nuk e kanë përtypur humbjen 1-0 dhe sipas mediave angleze ka patur ‘shpërthime’ të trajnerit gjerman në dhomat e zhveshjes. Tuchel ka bërtitur me sa ka mundur ndaj lojtarëve, për të cilët klubi shpenzoi më shumë se 300 milionë euro për ti blerë këtë merkato, duke vendosur rekord në këtë aspekt.

“Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube. Teksa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e Klubit dhe vazhdon punën e tij të vështirë për ta çuar klubin përpara, pronarët e rinj besojnë se është koha e duhur për të bërë këtë tranzicion. Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme, ndërsa Klubi lëviz me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri. Nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit”, thuhet në njoftim.

Ndonëse klubi nuk ka lënë hapësira për të kuptuar se kush do të zëvendësojë Tuchel, ne media kanë nisur të qarkullojnë emrat e mundshëm që mund të vijnë në drejtimin e bardhebluve. Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Graham Potter, Joachim Low janë 4 emrat që po përfliten më së shumti si të preferuarit e klubit, megjithatë nuk ka asgjë zyrtare. Me Tuchel Chelsea arriti të fitonte Champions League në sezonin 2020-2021.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zidane: 07/09/2022 15:14

    Nese vjen zidane Tek Chelsea dhe Broja do jetë një lojtar historik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?