ANGLI - Kompeticioni më i vjetër për klube në botë, FA Cup, po zhvillon sezonin e 145-të dhe ndodhet në fazën e 1/8-ave. Të shtunën zbritën në fushë disa nga ekipet 'big' të Anglisë, teksa Arsenali, Chelsea dhe Manchester City morën një biletë për në fazën çerekfinale, por jo pa vuajtje.
Në 'Racecourse Ground', vendasit e Wrexham ia bënë 'jetën ferr' Chelseat, por në fund të 120 minutave u përmbysën 2-4 dhe në fazën çerekfinale të FA Cup kalojnë 'Blutë e Londrës'. Wrexham kaloi në epërsi pas 18 minutave lojë me Samuel Smith, por autogoli i Okonkuo vendosi ekuilibrin 1-1 në pjesën e parë.
Sërish vendasit gjetën golin e dytë me autor Callum Doyle, por Chelsea u kujdes që ta dërgonte ndeshjen në shtesë pas golit të barazimit 2-2 të Josh Acheampong tetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Në shtesën e kohës së rregullt Dobsen la Wrexham me dhjetë lojtarë në fushë. Në 30 minutat e shtesës Chelsea shënoi dy herë me Alejandro Garnacho dhe Joao Pedro për rezultatin final 2-4.
Në 'St. James Park' skuadra e Newcastle u përmbys 1-3 nga Manchester City. Barnes kaloi në epërsi vendasit pas asistit të Tonalit, por miqtë nga Manchesteri barazuan rezultatin me Savinhon në fundin e fraksionit të parë të lojës. Me nisjen e pjesës së dytë Omar Marmoush kaloi në epërsi 'Qytetarët', ndërsa po i njëjti në minutën e 65-të 'vulosi' shifrat për 1-3.
Tanimë pritet të luhen edhe katër ndeshjet e radhës për fazën e 1/8-ave, për të mësuar tetë skuadrat që do marrin pjesë në shortin e fazës çerekfinale të FA Cup.
Në 'St. James Park' skuadra e Newcastle u përmbys 1-3 nga Manchester City. Barnes kaloi në epërsi vendasit pas asistit të Tonalit, por miqtë nga Manchesteri barazuan rezultatin me Savinhon në fundin e fraksionit të parë të lojës. Me nisjen e pjesës së dytë Omar Marmoush kaloi në epërsi 'Qytetarët', ndërsa po i njëjti në minutën e 65-të 'vulosi' shifrat për 1-3. City kalon kështu në çerekfinalet e FA Cup.

Komente