Para sfidës së rëndësishme në Champions League kundër Kairat Almaty (sot 21:00) në “San Siro”, Cristian Chivu kërkoi seriozitet dhe përkushtim maksimal nga Interi për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
“Duhet të jemi plotësisht seriozë, me përkushtim maksimal dhe të japim gjithmonë versionin më të mirë të Interit”, tha trajneri. Ai shtoi se fitoret ndaj Ajax, Slavia Prague dhe Union SG janë një tregues i mirë, por se nuk do të jetë kurrë e lehtë në Champions.
Një vëmendje speciale mori edhe gjendja e sulmuesit Lautaro Martínez, për të cilin Chivu u shpreh: “Nuk është një çështje serioze, thjesht i thashë që duhet të mësojë të buzëqeshë më shumë.”
Chivu theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në rezultate dhe mentalitetin luftarak të skuadrës.
“E dimë që do të ketë stuhira gjatë sezonit, por duhet të ngrihemi sa herë që biem. Pas humbjes me Napolin, reagimi ndaj Veronës ishte i mirë. Tani presim qëndrueshmëri.”
Lajmi kryesor:
Sot 9 ndeshjet e radhës të Champions League, spikat Man. City - Dortmund! Interi luan në shtëpi, Barcelona dhe Chelsea në udhëtim







