Këtë të mërkurë do luhen nëntë ndeshjet e radhës në Champions League. Faza e ligës është në raundin e katërt dhe duelet do jenë në dy orare. Duke nisur nga ora 18:45 në Qipro modestët e Pafos presin Villarrealin me qëllimin për të bërë surprizën. Po në këtë orar, Chelsea luan kundër Qarabag në Azerbajxhanin e largët.

Në orën 21:00 luhen paralelisht shtatë takime. Interi pret në Milano debutuesit e Kairat Almaty, Barcelona luan në Belgjikë kundër Club Brugge, ndërsa Manchester City përballet kundër Dortmundit, me Haaland që gjen sërish përballë ish-ekipin e tij.

Interesante janë sfidat Benfica - Bayer Leverkusen, Marseille - Atalanta apo edhe Newcastle - Bilbao.

Champions League, raundi 4-t:

E mërkurë, 05 nëntor 2025

18:45

Pafos - Villarreal

Qarabag - Chelsea

21:00

Ajax - Galatasaray

Benfica - Bayer Leverkusen

Club Brugge - Barcelona

Inter - Kairat Almaty

Manchester City - Dortmund

Marseille - Atalanta

Newcastle - Athletic Bilbao

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Chivu para Inter - Kairat Almaty: Lautaro duhet të mësojë të buzëqeshë më shumë

Para sfidës së rëndësishme në Champions League kundër Kairat Almaty (sot 21:00) në “San Siro”, Cristian Chivu kërkoi seriozitet dhe përkushtim maksimal nga Interi për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

“Duhet të jemi plotësisht seriozë, me përkushtim maksimal dhe të japim gjithmonë versionin më të mirë të Interit”, tha trajneri. Ai shtoi se fitoret ndaj Ajax, Slavia Prague dhe Union SG janë një tregues i mirë, por se nuk do të jetë kurrë e lehtë në Champions.

Një vëmendje speciale mori edhe gjendja e sulmuesit Lautaro Martínez, për të cilin Chivu u shpreh: “Nuk është një çështje serioze, thjesht i thashë që duhet të mësojë të buzëqeshë më shumë.”

Chivu theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në rezultate dhe mentalitetin luftarak të skuadrës.

“E dimë që do të ketë stuhira gjatë sezonit, por duhet të ngrihemi sa herë që biem. Pas humbjes me Napolin, reagimi ndaj Veronës ishte i mirë. Tani presim qëndrueshmëri.”

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?