Chollet pas bisedës më Kurtin: Koha që të diskutojmë për Asociacionin

Chollet pas bisedës më Kurtin: Koha që të diskutojmë për Asociacionin

Kurti dhe Chollet, foto arkiv

Të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kjo bisedë telefonike mes Kurtit dhe Chollet zhvillohet tre ditë para se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve në Bruksel.

E rreth asaj se çka u bisedua në mes Kurtit e Cholletit, ka treguar vet Këshilltari i Departamentit të Shtetit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Chollet thotë se tani është momenti për të diskutuar për asociacionin e komunave serbe.

“Shpreha qëndrimin se është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave serbe. Si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar gjatë procesit të dialogut”, shkroi Chollet në Twitter.

Chollet u shpreh gjithashtu se të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

“ShBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, është shprehur Chollet.

Në 6 shkurt pas një takimi me Miroslav Lajçak, të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Albin Kurti bëri me dije se do të pranojë planin franko-gjerman për të bërë të mundur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë