Chris Brown ka ngritur një padi prej 480 milionë eurosh kundër kompanisë filmike Warner Bros pasi një dokumentar pretendonte se ai ishte një “përdhunues dhe abuzues”.
Në padi thuhet se dokumentacioni i Investigation Discovery, “Chris Brown: A History of Violence”, ka qenë ‘i dëmshëm’ për këngëtarin e hitit “With You” dhe është ‘plot me gënjeshtra’, citon 'The Indepedent'.
“Të themi thjesht, ky rast ka të bëjë me mediat që vendosin fitimet e veta mbi të vërtetën”, vijon ankesa.
“Që nga fillimi i tetorit të vitit 2024, Ample LLC dhe Warner Brothers u njoftuan se po promovonin dhe publikonin informacione të rreme në ndjekje të pëlqimeve, klikimeve, shkarkimeve dhe dollarëve dhe në dëm të Chris Brown.
Padia gjithashtu tha se dokumentari bazohej në një padi të Jane Doe, në lidhje me një incident të raportuar të vitit 2020 në një jaht, për të cilin ata pretenduan se ishte “diskredituar vazhdimisht” dhe se ajo ishte “një autore e dhunës nga partneri intim dhe vetë agresore”.
Përmbledhja e dokumentarit të tetorit, i cili trajton pretendimet për sulm seksual në një jaht dhe marrëdhënien e tij me Rihannan, thotë: “Pas një sulmi famëkeq, Chris Brown ka arritur një rikthim muzikor, por një listë në rritje e akuzave për sulme seksuale ngre alarmin”.
Në vitin 2009, reperi amerikan u deklarua fajtor për një sulm kundër të dashurës së atëhershme Rihanna, dhe më parë ajo ka pretenduar se ishte sulmuar shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31