Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 30-të. Në Vlorë vendasit e Flamurtarit barazuan 1-1 kundër KF Tiranës në një ndeshje me polemika për penalltinë e akorduar në fund për vlonjatët.
Në minutën e tretë të takimit, kur skuadrat nuk kishin ngrohur ende 'motorët', një asist i bukur i Mehmetit nxori përballë portierit sulmuesin Tabekou, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin miqve. Gjithë ndeshja ishte me raste dhe polemika, por në shtesën e tretë të takimit kryesori Florjan Lata akordoi një penallti që u kontenstua shumë nga miqtë, me Erald Maksutin që u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit për barazimin final 1-1.
Sot në program janë tre ndeshjet e radhës në Superligë. Në orën 17:00 luhen Egnatia - Bylis dhe Partizani - Vllaznia, ndërsa me fillim nga ora 20:00 në 'Air Albania' merr jetë Dinamo - AF Elbasani. Në Shkodër raportohet për një përplasje në klubin e Vllaznisë mes mbrojtësit Melos Bajrami dhe sulmuesit Charles Bismark, aq sa dyshja janë përleshur fizikisht në stërvitje. Ky raund mbyllet të dielën me ndeshjen Vora - Teuta e cila luhet në orën 15:00.
Superliga, raundi i 30-të:
Flamurtari 1-1 KF Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia - Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani - Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo - AF Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Vora - Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”
Renditja:
Vllaznia vijon të jetë në krye të Superligës me 53 pikë, aq sa ka edhe AF Elbasani, por situata në Shkodër është tensionuar në stërvitjet e fundit. 'Top Channel' bën me dije se dy titullarët e Vllaznisë, mbrojtësi Melos Bajrami dhe sulmuesi Charles Bismark janë përplasur fizikisht në stërvitje, aq sa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t'i ndarë. Një ndërhyrje e Bajramit nuk u prit mirë nga sulmuesi, gjë që solli edhe përleshjen.
Sot në orën 17:00 Vllaznia do luajë në kryeqytet kundër Partizanit për raundin e 30-të, sfidë e cila do zhvillohet në 'Arenën e Demave'.
Komente









