Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Kris Smolling ka thënë se gara për titull të kampionit në këtë edicion në Ligën Premiere është shumë më e rëndësishme, ngase në të është i përfshirë edhe “fqinji i zhurmshëm”.
Mancester Junajtedi është në krye të renditjes në kampionatin anglez me 3 pikë më shumë se rivali lokal, Mançester Siti. “Fitimi i titullit tani për ne është edhe më i rëndësishëm, duke ditur se në garë është edhe Siti" tha futbolisti anglez.
"Gjithçka po shkon drejt një gare ndërmjet dy skuadrave tona dhe kjo është shumë e rëndësishme. Presioni është i madh tek të dyja skuadrat dhe ne duam me çdo kusht titullin e kampionit, sepse kjo do të na mundësonte që vitin e ardhshëm të lavdërohemi para ‘fqinjëve të zhurmshëm’”, ka thënë Smolling.
/Shqiptarja.com