Christian Panucci rikthen në skuadër kapitenin kuqezi Ansi Agolli

Christian Panucci rikthen në skuadër kapitenin kuqezi Ansi Agolli

Christian Panucci dhe Ansi Agolli

Christian Panucci ka kuptuar se Shqipëria nuk ka ende një alternativë më të mirë se Ansi Agolli dhe ka vendosur të rikthejë në skuadër kapitenin kuqezi, pasi eksperimentoi pa fund në krahun e majtë të mbrojtjes.

Bëhet e ditur se pas një telefonate të gjatë, palët janë sqaruar për mungesën e grumbullimit gjatë këtyre miqësoreve dhe tashëm Agolli është gati të vihet në dispozicion të Panuccit për ndeshjet e Nations League, ku edhe do të udhëheqë 11-shen kuqezi, drejt fushës së blertë.

Mirëpo, rikthimi i Agollit është një lajm dyfish i mirë për Panuccin, pasi së pari tashmë do të ketë një mbrojtës me shumë eksperiencë, në krahun e majtë dhe së dyti, pasi tashëm nuk do të duhet të numërojë ndeshjet e lojtarëve, për të vendosur se kush do të mbajë shiritin e kapitenit.

Veçse tashmë mbrojtësi kryeqytetas është 36 vjeç, por fakti që luan në një skuadër si Qarabag dhe vitin e kaluar u aktivizua si titullar në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, por është një arsye pse i duhet besuar ende në formacionin kuqezi.

Gjatë karrierës së tij Ansi Agolli numëron 73 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 3 gola, ndërsa që prej 2010 aktivizohet me azerët e Qarabagut, ku ka luajtur më shumë se 200 ndeshje, ka fituar disa tituj kampionë dhe gjithashtu ka kaluar turne të tëra në kompeticionet evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja