Të mërkurën e kaluar shtëpia e ankandeve “Christie’s” ka arritur të organizojë një ankand të pazakontë ku janë shitur me çmime rekord koleksione mes artit të pas- luftës dhe atij Kontemporan.
Kryeveprat e Jeff Koons dhe Jena-Michel Basquiat janë shitur për rreth 412 milion dollarë ndërsa per Andy Warhol 43.8 milionë dollarë.
Shitja ka thyer rekordin e mëhershëm të vendosur nga Sotheby “shtëpia e ankandeve” në Londër.
Burimet nga shtëpia e ankandeve “Christie” bëjnë të ditur se shuma prej 412.253 milion dollarë është më e larta se sa kishim llogaritur. Në këtë ankand u paraqitën punimet e 11 artistëve të artit Kontemporan dhe të pas-luftës.
“Shtitjet në këtë sezon treguan se tregu është i fortë dhe i shëndetshëm dhe blerësit kanë interes të veçantë për artin Kontemporan – tha Koji Nioue, organizuesi i mbrëmjes së ankandit te Chritie-it.”
Ndërkaq, piktura e Warhol-it, “Statuja e Lirisë, është krijuar në kohen kur pop-artisti eksperimentonte me teknikën 3D. Piktura u shit në shtëpinë njujorkeze të ankandeve Christie’s, me çmimin prej 43.7 milion dollarë.
Pëlhura e pikturuar përbëhet nga katër seri me nga gjashtë piktura në të cilat paraqitet simboli i New York-ut.
Ndërsa punimet prej vitit 19981 të artistit grafist Jean – Michel Basquiat u shitën me çmimin prej 26.4 milion dollarë.
Skulptura e Tulipanëve e Jeff Koons-it e cila është e vendosur në qendren e Rockfeller-it ne Neë York arriti çmimin prej 33.7 milionë dollarë.
“Eshtë diçka e pazakontë që këto vepra të shiten me këto çmime marramendëse, por ne jemi vetëm në fillim” – shtoi Njoue.
(L.C/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

çmime marramendëse">