Presidentja e re e Bankës Qëndrore Europiane u paraqit në seancën e Parlamentit Evropian, ku adresoi, pas dy orë e gjysmë pyetjesh nga parlamentarët, një nga mesazhet më të rendësishëm ekonimik – "Shumë vende kanë ende marzhe fiskale që janë brenda kufirit 0.5% të deficitit. Ky bonus do t'u lejonte atyre të bëjnë investime që luftojnë recesionin ekonomik. Unë besoj se ka shumë vende në këtë situatë".
Christine Lagarde është avokat dhe jo ekonomiste. Prandaj, shumë analistë besojnë se ajo do të politizojë një institucion të drejtuar deri më tani nga një super-teknik si italiani Draghi.
Douglas Rediker, deri në vitin 2012 ish anëtar i bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar që kryesoi Lagarde, tha se një nga sfidat kryesore të ish-shefes të tij është të bind politikanët e institucioneve evropiane dhe të gjithë skeptikëve që receta e saj ekonomike dhe financiare, ka për qëllim të ristartojë punën në një institucion si banka qendrore që nuk funksionon ashtu si duhet.
‘Ne kemi nevojë për një kornizë të re institucionale’.
Lagarde beson se inflacioni në zonën e euros "mbetet" shumë " i ulët dhe vendet e BE kanë një politikë monetare "shumë akomoduese". Është e nevojshme për një "periudhë të zgjatur kohe" për të sjellë inflacionin në objektivin më poshtë se 2%.
Lagarde është e bindur se Banka Qëndrore Europiane duhet të vendosë interesat e njerëzve në qendër të punës së saj, duke dëgjuar dhe duke folur për tregjet, por duke mos u udhëhequr prej tyre.