/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, mbërriti sot në Bagdad për një vizitë të pa deklaruar dhe që i dedikohet luftës kundër xhihadistëve të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) sipas gazetarëve në terren.
Hagel do të takojë komandantët ushtarakë amerikanë si dhe homologun e tij irakian dhe kryeministrin Haidar al Abadi, sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby.
Me të mbërritur, Hagel foli para një grupi ushtarësh amerikanë dhe australianë dhe i falenderoi për punën e tyre. Ai theksoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj mund të ndihmojnë irakianët kundër ISIS-it, por në fund suksesi i kësaj fushate kundër xhihadistëve do të varet nga qeveria e Bagdadit. "Është vendi i tyre, ata duhet ta drejtojnë", tha ai.
Ai i kërkoi krerëve irakianë të ngrenë një qeveri gjithpërfshirëse të aftë të fitojë besimin e komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare të vendit.
Gjenerali amerikan, James Terry, njoftoi dje se vendet anëtare të koalicionit ishin gati të dërgonin rreth 1 500 trupa në Irak me qëllim intensifikimin e luftës kundër ISIS-it.
Kjo është vizita e parë e Hagel në Irak por me shumë mundësi edhe e fundit pasi ai shumë shpejtë do të zëvendësohet nga Ashton Carter si sekretar i Mbrojtjes.
/Shqiptarja.com