Britani - Spiunët amerikanë kanë kopjuar metoda të filmit James Bond gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky fakt u publikua ditën e djeshme nga një studim i Universitetit të Warwick në Britaninë e Madhe. CIA ka përdorur pajisje të tilla, si: këpucë prej thike, të cilat kanë një majë të mprehtë.

Këto pajisje u frymëzuan nga filmi i James Bond dhe u vunë në zbatim nga shefi i CIA të asaj kohe, Allen Dulles. Kjo, pasi ky i fundit ishte mik i autorit të filmit 007. Menjëherë ai urdhëroi stafin e tij që të merrte frymëzim nga ky film dhe të viheshin në zbatim pajisje të tilla.

Duke u mbështetur dhe në miqësinë e tyre, ish – shefi i CIA-s bindi dhe autorin e filmit që të mos nxirrte në pension Bond në vitin 1963. Autori i këtij studimi, Christopher Moran tha se autori i filmit James Bond fliste me entuziazëm për mënyrën se si CIA e kishte vendosur veten në shërbim të lirisë.

Filmi britanik James Bond ka bërë bujë përsa i përket krijimit të këtyre metoda nga inteligjenca britanike.

(v.gj/shqiptarja.com)