Duke i bërë një skaner të hollësishëm jetës politike në Shqipëri, dhe parashikimeve të afërta në vendin komunist, dokumenti hedh dyshime se ndërsa Hoxha është në prag të vdekjes, Ramiz Alia shihet si pasardhësi i tij, por siç parashikojnë ekspertet e CIA-s, ai mund të ketë edhe fatin e Mehmet Shehut.
Raporti shtron një varg pyetjesh dhe u niset gjithë ambasadorëve, që mund të vjelin informacione nga vendi më i izoluar i Evropës, si: “Cilën rrugë do të ndjeki Shqipëria pas Hoxhës? Kush janë pasuesit e mundshëm dhe cilat janë pikëpamjet, pushteti dhe mbështetësit e tyre? Cilat janë shanset për të përmirësuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, BRSS, Kinën ose NATO, etj?”
Dokumenti sekret i CIA-s është deklasifikuar në vitin 2003 dhe për lexuesit e gazetës “Shqiptarja.com” e sjellim të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të plotë sipas origjinalit.