Ciara rrëfen teknikat e saj 'magjike'
për të rënë në peshë sa më shpejt

Ciara rrëfen teknikat e saj 'magjike'<br />për të rënë në peshë sa më shpejt
Këngëtarja Ciara është dalluar gjithnjë për trupin e formuar dhe muskujt e theksuar. Sidoqoftë gjërat ndryshuan paksa gjatë shtatzënisë ku fitoi rreth 30 kg, ndërsa një femër mesatarisht supozohet të shtojë rreth 15-20 kg.

Megjithatë pas lindjes së djalit, këngëtarja seksi brenda një kohe shumë të shkurët arriti të rrëzojë të gjitha kilet e shtuara dhe të rikthehet në formën e mëparshme. Në një intervsitë për revistën Shape, 32-vjeçarja ndau me lexuesit teknikën e saj të humbjes në peshë.

“Kam tre mënyra që të mbaj dietën seriozisht. Fillimisht, i jap vetes kohë për pushim. Kur jam duke mbajtur një regjim strikt, në një pikë kam nevojë të ha patate të skuqura, hamburger, pica, Oreo dhe akullore me vanilje. Gjithashtu besoj se të pish shumë ujë dhe të ‘pastrosh’ sistemin me lëngje është thelbësore për t’u ushtruar. Më ndihmoi shumë të bie në peshë. Vazhdoj t’i përsëris vetes që uji është ilaç dhe për të qenë mirë, më duhet të pi sasi të konsiderueshme të ujit në ditë. Kam një parim, “Ushqimi nuk do të shkojë gjëkundi.” I keni parasysh ato ditët që mendon se duhet ta hash pikërisht tani atë pjatën me makarona?! Kur dua të dukem mirë, pyes veten, “Ke nevojë patjetër ta hash tani atë gjë?! Do të jetë ende ‘vërdallë’ nëse vërtet e do më vonë.”

Këngëtarja pohon gjithashtu që është ushtruar shumë intensivisht, rreth tre herë në ditë për disa orë, sapo doktori i tha që mund të fillonte regjimin e saj.  


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi