Cibaku e Dosti dhe guida turistike 
 "alternativa e denjë për të rinjtë"

Cibaku e Dosti dhe guida turistike <br /> "alternativa e denjë për të rinjtë"
TIRANE- Secili nga ne dëshiron të bëhet dikushi në jetë, duke pasur mundësinë ta zgjedhim vetë rrugën drejt profesionit. Por, sa të realizuar ndihemi me zgjedhjet që bëjmë, ndonjëherë dhe të gabuara për shkak të mundësive që na ofron tregu i punës.

Shumë prej të rinjëve zgjedhin profesione që pasojnë nga ëndrrat për t’u bërë avokat, inxhinier apo artistë, por asnjëri nuk e kupton se duhet të arsyetojnë dhe të orientohen edhe drejt mundësive të reja që të ofron tregu.

Kështu ka ndodhur për 20 vjeçarët Xhenis Dosti dhe Regi Çibuku, të cilët aktualisht studiojnë në Fakultetin e Tiranës në degën Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore në Bachelor, por në të njëtën kohë ndjekin dhe kursin e Guidës Turistike pranë Qendrës së Formimit Profesional Nr.4 në Tiranë. Për Regin, profesioni i guidës turtistike nuk ka marrë vendin e duhur, edhe pse është një profesion i ri, duhet t’i jepet shumë rëndësi për shkak të historisë dhe resurseve që vendi ynë trashëgon.

“Profesioni i guidës turistike nuk ka zënë ende vendin të cilit i takon. Studimet e mija në Arkeologji dhe në Trashëgimi Kulturore, janë plotësues në njohuri dhe dijen të cilat plotësojnë njëra-tjetrën”. Sipas tij, gjetja e një pune është vetëm pikënisja e një rrugëtimi të gjatë. Ndërsa për Xhenis, guida turistike nuk duhet veçuar vetëm si një profesion i veçantë.

“Përveçse profesion, guida turistike është hobi, zbavitje, mundësi e artë për të njohur natyrën shqiptare dhe një vend ku mund të krijoni miq shumë të mirë. Me pak fjalë, kursin e guidës turistike nuk duhet ta ndjekin vetëm personat që e shohin si profesion, por njerëz nga të tëra fushat akademike. Kjo, për vetë faktin që një nga sektorët strategjikë të vendit tonë është turizmi”, tregon Xhenis.

Ajo që ne vëmë re është se, roli parësor i shërbimeve të punësimit është të ndihmojë të rinjtë të përputhin jetën me karrierën dhe profesionin e zgjedhur. Po sa të saktë jemi në këtë pikë!... Për dy të rinjtë, tregu i punës është informal, pasi akoma ekzistojnë guider pa licensa, duke dëmtuar kështu jo vetëm shumë profesionistë, por duke u djegur mundësi të gjithë atyre që ndjekin këtë ëndërr.

“Tregu i punës në Shqipëri për momentin është mjaft informal. Guidierët pa licencë operojnë në të gjithë vendin. Dixhitalizimi total i  vendit akoma nuk është realizuar i plotë, pra mungojnë hartat dixhitale në shumicën e vendit. Mungojnë zyrat e informacionit pranë bashkive dhe komunave.

Të gjitha këto arsye sjellin si pasojë kosto të larta dhe vështirësi të mëdha”, pohon Xhenis. Edhe pse përballë vështirësive, Xhenis dhe Regi janë optimistë për të ardhmen, ata synojnë që së shpejti të jenë konkurrentë të denjë në tregun e punës.
 

 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut