Ciceron/ 2 shfaqje, të qeshura me ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’! Kartolinë nga kori ‘Lira’, në Korçë dhe artistët e Operas! ‘Gzo n’Shkodër’ me Vlashent Satën e Sidrit Bejlerin

Me rekord shikueshmërie,  vijon në skenën e Teatrit Eksperimental këtë mbrëmje në orën 17.00 dhe në orën 19.00 stand-up komedia franceze  “Shtëpiakë të dëshpëruar”, me regji e skenografi të Artan Imamit, i cili shoqërohet në skenë nga Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj.

Me një repertor të përzgjedhur kori “Lira” dhuron kartolinën artistike të Korçës për dashamirësit, sot në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë një mbrëmje “Gala” me artistët e njohur Ardita Meni, Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha.

Skena shëtitëse e Operas ndal sot në orën 11.00 pranë Katedrales së Korçës, për të dhuruar një shfaqje plot ngjyra me performancat e solistëve dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit.

Realiteti, imazhet dhe emocionet e piktorit Kamuran Goranci në strukturat e ëndrrave të tij, ekspozita “Code II” pret vizitorët deri në në 3 janar në Galerinë e Artit Tiranë.

Mbrëmjet festive “Gzo n’Shkodër” vijojnë në sheshin para bashkisë të qytetit deri në ndërrimin e viteve. Këtë mbrëmje në orën 19.00 do të performojë ‘live’ kantautori Vlashent Sata, ndërsa nesër në orën 12.00 është radha e Sidrit Bejlerit dhe bendit.

Ekspozita “Overlords” nga Krist Dragot dhe e kuruar nga Harabel pret vizitorët deri në 6 janar në galerinë “GurGur” në Petrelë.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Zvicra/ Një burë plagos me thikë kalimtarët, mes tyre një grua shtatzënë

Tronditet Zvicra/ Një burë plagos me thikë kalimtarët, mes tyre një grua shtatzënë