‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Në kuadër të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Muzeu "Shtëpia me gjethe" e studiuesi Kastroit Dervishi çelin sot në orën 10.00 ekspozitën "Qëndresa", ku pasqyrohet reagimi antikomunist deri në 20 shkurt të '91-shit.

2.            Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në Cod në Kryeministri, pret vizitorët ekspozita "Në emër të lirisë" me 153 piktura të realizuara nga ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi,  gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës.

3.            Në kuadër të nismës "KinoJonë", në Arkivin e Filmit shfaqet sot në orën 10.00 me hyrje të lirë "Kur xhirohej një film" me regji të Xhanfise Kekos.

4.            Shfaqet sot në orën 19.00 dëri të dielën në skenën e Teatrit Eksperimental komedia "La baby-sitter" me regji të artistit Vasjan Lami e protagonistë, Luiza Xhuvanin, Andia Xhungan dhe Genc Fugën.

5.            Komedia e trishtë “Profesionisti” e teatrit “Petro Marko”, do të vendoset në regjinë e Leka Bungos, e pjesmarrje të Viktor Zhustit, nga sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar.

6.            Qëndron e hapur deri në 28 shkurt në Muzeun Historik ekspozita "Bukuri e përjetshme" me   17 skulptura në mermer të Antonio Canovas, një prej artistëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian, që  vijnë në 51 shkrepje në bardhë e zi të fotografit të njohur  Mimmo Jodice.

7.            Komedia "Një dasmë e hatashme" e Teatrit Shtëtitës "Çajupi" me regji të Kiço Londos vihet nesër e pasnesër, në orën 18.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu".

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën