‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Intriga, dashuri, loja e Donizettit me “Don Pasquale” mbahet nga sot, për katër net radhazi  në orën 19.00 në “Opera” .

Është çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri ekspozita  “Amerikanët” e Fate Velaj, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Artisti e gjen frymëzimin  nga arti i fotografisë së Robert Frank.

Nga sot deri në 18 dhjetor në orën 19.00 "Metrofest" vijon me shfaqjen pa zë "Zhurma e kohës"  të Rafael Hoxhajt. Me lëvizje, pantonimi dhe elementë të klounit, aktori sjell pjesën në Metropol në bashkëpunim me Bujar Hoxhajn.

Shfaqja "Këpucët e kuqe" me regji të Driada Dervishit mbahet sot në orën 17.00 nga artistet gra për gruan. Emra si Margarita Xhepa, Arta Dade e Luiza Xhuvani interpretojnë në Pallatin e Kulturës në Kamëz.

E frymëzuar nga nxënësja e saj Vivian Nini, pianistja Ardita Bufaj prezanton albumin "Melodi e kambanave" me këngë të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sot në orën 19.00 në sallën "Tonin Harapi".

Me emrat më të mirë të artit bashkëkohor vendas, çelet sot në orën 18.00 në Galerinë e Artit Tiranë, ekspozita "Muri".

Shfaqja  e Teatrit të Kukullave'' me regji të Paolo Comentale mbahet sot në 10 30 dhe 11.30 teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!