‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.

Mbahet sot në orën 20.00 një koncert nga Amai Quartet në Universitetin e Arteve në kuadër të Festivalit Pianodrom të kompozitorit Aleksandër Peçi

Pas apelit të violinistit Tedi Papavrami dhe në Report tv, Ministria e Kulturës arrin të garantojë një piano të re, model “Steinëay” për “Operan”, përurimi i së cilës bëhet sot në orën 11.00.

Intriga,  konflikte e dashuri , loja e Donizettit me “Don Pasquale” vijon deri të dielën në orën 19.00 në “Opera” .

Sot në orën 16.00 në galerinë “Zeta” prezantohet numri i fundit i revistës “Studime për Artin”, i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

Vijon e hapur deri 31 janar në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri ekspozita  “Amerikanët” e Fate Velaj,  e çelur në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Vijon deri në 18 dhjetor në orën 19.00 "Metrofest" me shfaqjen pa zë "Zhurma e kohës"  të Rafael Hoxhajt. Me lëvizje, pantonimi dhe elementë të klounit, aktori sjell pjesën në Metropol në bashkëpunim me Bujar Hoxhajn.

Është çelur në Galerinë e Artit Tiranë, ekspozita "Muri" me emrat më të mirë të artit bashkëkohor vendas.

Ansambli Artistik “Skënderbeu” mban sot në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçe koncertin “Hapi lulja, mori dhenë!”.

Programi artistik e edukues “Annex” bën bashkë emra të njohur të artit pamor e persona me aftësi të kufizuar  në shikim, nga sot në orën 18.00 në Qendrën Kulturore “Tulla”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën