Një komedi fantastike, ku trajtohen marrëdhëniet bashkëshortore ,“La Baby Sitter” me regji të Vasjan Lamit vihet për katër netë radhazi në skenën e Teatrit Kombëtar. Nga sot në orën 19.00 në ‘Arturibna’ spektatorët mund të ndjekin shfaqjen me interpretimin e Luiza Xhuvanit, Genci Fugës e Andia Xhungas.
Vijon edhe sot në skenën e teatrit “Eksperimental”, shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.
U prezantua sot në orën 11.00 në “Opera” shfaqja e baletit “Antikiteti modern” që do të mbahet në këtë skenë në datat 4 dhe 5 në orën 19.00.
Çelet sot në orën 13.00 në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “My space” me pjesëmarrjen e disa artistëve të rinj nga Shqipëria e Kosova.
Violinisti Roland Xhoxhi e pianisti Marin Gjollma mbajnë nesër në orën 19.00 një koncert recital në “Opera”.
Shfaqja “Profesionisti” me regji të Leka Bungos e pjesëmarrje të Viktor Zhustit, zhvendoset nga nesër në orën 18.00 për tri ditë radhazi, në teatrin “Skampa”.
Pret vizitorët deri në 7 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.