VIDEO/ ‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1. Promovohet sot në orën 11.00 në Muzeun Historik numri i 13-të i revistës shkencore Studime Muzeologjike Nr. 13, me në fokus 140-vjetori i Fan Nolit e 100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2."Lartësi mbidetare- Rrënjët italiane", alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë vijnë sot në orën 18.00 përmes një eskpozite fotografike në hapësirën "Harabel", që do të qëndrojë e hapur deri në 20 janar. Në të, kultura malore shqiptare është fotografuar nga Fation Plaku.

3.Firmat e 43 shkrimtarëve të njohur shqiptar në një karrige dhe portretet e tyre në fotografi. Projekti i kahershëm i  Roland Tashos ekspozohet për herë të parë sot në orën 12.00 në Qendrën e Librit dhe Leximit.

4.Çelet sot në orën 12 në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ekspozita “Përrallat e baladat arbëreshe përmes artit grafik”, me punimet e nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

5.Pianistja Ardita Bufaj bashkë me artistë të vegjël të talentuar mban sot në orën 19.00 në galerinë "Kalo" koncerti "Krishtlindje me piano".

6.Vijon të mbahet në Teatrin Kombëtar çdo ditë deri në 20 dhjetor në orën 19.00 shfaqja "Çertifikata e martesës" me regji të Driada Dervishit.

7.Mbahet sot në orën 18.00 në Liceun Artistik mbrëmja potike "I pushtuari dhe nata" me vargjet e Brajan Sukës dhe interpretimin e Luiza Xhuvanit, Yllka Mujos, Ndriçim Xhepës dhe Artan Imamit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori