‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

Violinisti Roland Xhoxhi e pianisti Marin Gjollma mbajnë sot në orën 19.00 një koncert recital në “Opera”.

Pas premierës mbrëmjen e së enjtes, komedia “La Baby Sitter” me regji të Vasjan Lamit vijon të shfaqet deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar, me lojën e Luiza Xhuvanit,  Genci Fugës e Andia Xhungas.

Vijon edhe sot në orën 18.00 në skenën e teatrit “Eksperimental”, shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.

Pret vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “My space” me punët e  disa artistëve të rinj nga Shqipëria e Kosova.

Qëndron e hapur në galeritë “Harabel” dhe “Fab” ekspozita “Piçolo mare” me punët e artistëve të rinj më të mirë nga vendi dhe Italia.

Shfaqja “Profesionisti” me regji të Leka Bungos e pjesëmarrje të Viktor Zhustit, zhvendoset nga sot në orën 18.00 për tri ditë radhazi, në teatrin “Skampa”.

Pret vizitorët  deri në 7 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në  skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit