‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Nga Bedri Blloshmi te Simon Mirakaj, katër personazhe vihen sot në orën 18.00 Tek Bunkeri në Tiranë, përballë publikut, si libra njerëzor, për të dëshmuar në vetë të parë, krimet e sistemit komunist.

Faksimile, gravuara e portrete, çelet sot në orën 11.00 në Muzeun Historik një ekspozitë që e sheh Gjergj Kastriotin, si kalorësin e lirisë së shqiptarëve, në kuadër të 555-vjetorit e vdekjes së heroit.

Punët më të mira të studentëve të arteve të bukura në Itali dhe të artistëve të rinj vendas, bashkohen në ekspozitën “Piccolo mare” në galeritë “Harabel” dhe “Fab”.

Promovohen sot në orën 18.30 pranë bibliotekës së Institutit Italian romanet e shkrimtarit Giuseppe Monforte, “Heshtja” dhe “Në duart e askujt”.

Humor e situata të rrëfyera në çift, vijon edhe sot  në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar  shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.

Punë të përzgjedhura të artistëve të rinj nga Shqipëria e Kosova, presin vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë në ekspozitën “My space” .

Qendra Rinore Sebastia në Laç, mban sot në orën 16.00 një takim me ekspertë të Europa Nostras dhe vendas për rrugët e shpëtimit të Urës së Zogut.

Ekspozita në skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin shënon sot ditën e fundit në Galerinë e Arteve Shkodër.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve