17 skulptura të një prej artistëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian, punë të përzgjedhura Antonia Canovas vijnë në 51 shkrepje të Mimmo Jodice në ekspozitën “Bukuri e përjetshme” që çelet sot në orën 18.00 në Muzeun Historik.
Ekspozita “Piccolo mare” bën bashkë veprat më të mira të artit të studentëve italianë e atyre vendas, në galerinë “Harabel” dhe “Fab”.
Punë abstrakte, me elementë të traditës, piktura bashkëkohore, vepra të përzgjedhura të artistëve të rinj nga Shqipëria e Kosova, presin vizitorët deri në 12 shkurt në Galerinë e Artit Tiranë në ekspozitën “My space” .
Në kuadër të përfshirjes së Xhubletës dhe dijebërjes së saj në UNESCO, Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” mbajti sot në orën 11.00 në Bajzë të Kastratit aktivitetin kulturor “Rron Tradita në Malësi të Madhe”.
Të endesh në mendime e në kohë, e frutin e imazheve ta jetësosh në telajo. Është ky koncepti i artistes suedeze Susanne Lund Pangrazio, ekspozita e së cilës “Nëpër shkorret”, qëndron e hapur për vizitorët deri në 18 shkurt në Galeri 70, në Tiranë.
Gjimnazi Petro Nini Luarasi mban nesër në orën 18.00 në “Opera” shfaqjen klasiko-kontemporane “Up fest” nga nxënësit dhe me nxënësit.
Promovohet nesër në orën 18.00 në Bibliotekën e Durrësit libri i artistit Ardian Cerga “Kohë dashurish të harruara”.