Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.
Teatri i Operas i dedikon vogëlushëve një hapësirë të veçantë, me “La serva padrona”. Opera vijon të shfaqet sot deri të shtunën në orën 11.00 në regjinë e Ada Gurras e me dirigjent Dritan Lumshin.
Nga sot në orën 19.00, për katër net radhazi mbahet në Teatrin Kombëtar, komedia "Tërësisht të huaj" me regji të Erion Isait.
"Në emër të lirisë", 153 piktura të realizuara nga ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, gjatë dy viteve në paraburgim në Hagë, ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog deri në 28 shkurt.
Shfaqja “Një dasmë e hatashme”, me regji të Kiço Londos vijon edhe sot në orën 19.00 në teatrin “Eksperimental”.
Mbi penën delikate serbo-kroate e miqësinë e shkrimtarit Danilo Kis, diskutohet sot në orën 18.00 në “Shtëpinë Studio Kadare”, me kritikun Ben Andoni.
Në kuadër të Ditëve të Kujtesës shfaqet sot në orën 16.00 në “ArTurbina” dokumentari “Gratë në Diktaturë - Përtej mitit të emancipimit” nga Fatmira Nikolli.
Mitologji, personazhe e vende, në ekspozitën e Ardian Pepës me skulptura e instalacione "Çdo histori ka dy anë". Të kuruara nga Ardian Isufi dhe Altin Lika, punimet e artistit presin vizitorët deri në 28 shkurt.
Në Teatrin “Migjeni” në Shkodër vijon Festivali Teatror i Të rinjve. Mbahet sot në orën 17.00 shfaqja “Riedukimi i Apolonit” me regji të Vladimir Dodës.
Mbahet sot në orën 18.00 në librarinë “Redon” në Durrës një takim mbi romanin “Njeriu i netëve të vjeshtës” me autor Gjergj Vlashin.
Vijon të qëndrojë e hapur deri në 28 shkurt në Muzeun "Shtëpia me gjethe" ekspozita "Qëndresa", ku pasqyrohet reagimi antikomunist gjatë diktaturës në vend.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30