‘Ciceron”, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

Teatri i Operas i dedikon vogëlushëve një hapësirë të veçantë, me “La serva padrona”. Opera vijon të shfaqet deri të shtunën në orën 11.00 në regjinë e Ada Gurras e me dirigjent Dritan Lumshin.

Shfaqet sot në orën 17.00 në Muzun Historik dokumentari “Mama” me regji të Pandeli Çeços, e autore Luljeta Prognin.

U mbajt sot në orën 13.30 në  kinema CinePlexx premiera e dokumentarit  të Qendrës së Filmit, «Alexander», me skenar e regji të Ardit Sadikut.

Vijon deri të dielën në orën 19.00, në Teatrin Kombëtar, komedia "Tërësisht të huaj"  me regji të Erion Isait.

"Në emër të lirisë", 153 piktura të realizuara nga ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, gjatë dy viteve në paraburgim në Hagë, ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog deri në 28 shkurt.

Mitologji, personazhe e vende, në ekspozitën e Ardian Pepës me skulptura e instalacione "Çdo histori ka dy anë". Të kuruara nga Ardian Isufi dhe Altin Lika, punimet e artistit presin vizitorët deri në 28 shkurt.

Në Teatrin “Migjeni” në Shkodër vijon Festivali Teatror i Të rinjve. Mbahet sot në orën 17.00 shfaqja “Njeriu që pa vdekjen me sy ” me regji të Merita Smajës.

Shfaqet sot e nesër në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë komedia "La baby-sitter" me regji të artistit Vasjan Lami e protagonistë, Luiza Xhuvanin, Andia Xhungan e Genc Fugën.

Mbahet sot e nesër në orën 18.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, drama “Gjaku i martirëve të Kombit” me regji të Bajram Torbës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie