Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.
1. Sa peshë ka "Çertifikata e martesës" në çift?! Publiku mund ta zbulojë përmes komedisë së Eprahim Kishon, të rikthyer në Teatrin Kombëtar me regjinë e Driada Dervishit, çdo mbrëmje, deri në 2 mars, në orën 19.00.
2. Mbahet sot në orën 19.00 në "Opera" shfaqja e fundit për "Karnavalet e Korçës". Opereta e kompozuar nga Artisti Avni Mula 45 vjet më parë, vihet në skenë me regji të së bijës, sopranos Inva Mula.
3. Në kuadër të 120-vjetorit të vdekjes së Jeronim de Radës, mbahet sot, në orën 11.00 në Muzeun Historik diskutimi “Erdhi dita e arbërit” me të ftuar studiuesin Sadik Bejko.
4."Në emër të lirisë", 153 piktura të realizuara nga ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, gjatë dy viteve në paraburgim në Hagë, ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog deri në 28 shkurt.
5.Mitologji, personazhe e vende, në ekspozitën e Ardian Pepës me skulptura e instalacione "Çdo histori ka dy anë". Të kuruara nga Ardian Isufi dhe Altin Lika, punimet e artistit presin vizitorët deri në 28 shkurt.