‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Në kuadër të ekspozitës “Në emër të lirisë” të çelur në COD, nga themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, mbahet sot në Kryeministri një diskutim mbi Luftën e Pavarësinë në Kosovë, me të ftuar Paskal Milon e Fatos Klosin.

2.            Autoriteti i Dosjeve përuron sot në orën 14.00 pranë Muzeut Historik librin “Kur bota ishte në gjumë” dedikuar poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka.

3.            Vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar komedia e Ephraim Kishon, "Certifikata e martesës", me regji të Driada Dervishit.

4.            Në kuadër të Pranverës Frankofone, që zgjat deri në 31 mars, mbahen sot disa aktivitete në Tiranë e rrethe. Në orën 19.00 shfaqet filmi “Barrage” në Akademinë Marubi.

5.            Në datë 3 dhe 4 mars në orën 19.00 shfaqja “La baby-sitter” e autorit Rene De Oboldia, zhvendoset në skenën e teatrit “Eksperimental” me regji të Vasjan Lamit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit