‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Në kuadër të ‘FemFest” mbahet sot në orën 20.00  në Teatrin Kombëtar shfaqja “Çifti” me regji të Altin Bashës, e interpretim të Olta Dakut e Arben Derhemit.

Edicioni i parë i Trienales së Arkitekturës shënon takimin e radhës në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Nga ora 13.00 mbahet një diskutim për arkitekturën e dizajnin, me pjesëmarrje të Shoqatës së Arkitektëve.

Pret vizitorët deri në 13 mars në galerinë “Fab” ekspozita “Deteve ngjyrë vere” e artistit Orion Shima, e kuruar nga Parid teferiçi.

Qëndron e hapur deri në 30 mars, në Parking Art Gallery në Tiranë, hapësirën më të re dedikuar pakicave kombëtare, ekspozita personale Prim’Ordine e artistit Arben Koliçi, e kuruar nga Sead Kazanxhiu.

Vijon e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër një ekspozitë dedikuar krijimtarisë së artistit Ismail Lulani, të ndarë nga jeta dy dekada më parë, e kuruar nga Helidon Haliti.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi