‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Muzikë, ekspozita e promovim i trashëgimisë,  Dita e Verës ka nisur sot me një sërë aktivitetesh festive. Prej orës 9.00 Ansambli Kombëtar ai i Tiranës dhe një grup këngëtarësh mbajtën një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Baleti “Muzg” me koreografi të Eno Peçit e pjesëmarrje të Trupës së Baletit të Teatrit, shënon sot në orën 19.00 shfaqjen e fundit në “Opera”.

Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Mitologjia e Mesdheut, merr tipare bashkëkohore në 29 tablo të piktorit Orion Shima. E çelur në galerinë “Fab”,  ekspozita “Deteve ngjyrë vere” e kuruar nga Parid Teferiçi, pret vizitorët deri në 16 mars.

Në Parking Art Gallery, hapësirën më të re dedikuar pakicave kombëtare, ekspozita personale ‘Prim’Ordine’ e artistit Arben Koliçi, do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.

Çelet nesër në orën 12.00 në Galerinë e Artit Fier ekspozita personale “Kaloi një grua” e piktorit Gazmend Leka.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi