Premiera më e re për fëmijët “Teatri i fantazisë”  me regji të Endri Çelës priti vogëlushët sot në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental.

Mbahet sot në orën 13.00 në Akademinë e Shkencave ligjërata ‘Kur’an-i, Shkrimi i Shenjtë i Islamit dhe Islami në Europë” nga studiuesi Roberto Tottoli.

Rikthehet nga sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Tërësisht të huaj” me autor Paolo Genovese-n dhe regji të Erion Isait.

Vijon nga sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virginia Ëoolf dhe regji e dramatizim të Enke Fezollarit.

Ekspozita “Deteve ngjyrë vere”, me 29 tablo të piktorit Orion Shima, shënon sot ditën e fundit në galerinë “Fab”.

Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici pret vizitorët deri në 30 mars në Parking Art Gallery.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të presë vizitorët përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

Çelet sot në orën 12.00 në Galerinë e Artit Fier ekspozita personale “Kaloi një grua” e piktorit Gazmend Leka.