‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

U prezantua paraditen e sotme në ArTurbina kalendari artistik i Teatrit “Eksperimental” për periudhën mars-korrik si dhe bashkëprodhimi me Qendrën Multimedia e Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Mbahet sot në orën 18.00 në Shtëpinë Studio Kadare një mbrëmje poetike në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, me të ftuar speciale shkrimtaren Rita Petro.

Qëndron e hapur deri në 30 mars në galerinë ‘Fab” ekspozita personale e artistit Viktor Ferraj “ARCHETYPE”, e kuruar nga Petraq Papa.

Vijon deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici pret vizitorët deri në 30 mars në Parking Art Gallery.

Në kuadër të Ditës së Poezisë prezantohet sot në orën 18.30 në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës përmbledhja me poezi “Toka e Shenjtë” nga Alda Merini.

Mbahet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog takimi i radhës dedikuar artistëve, me interpretime të Ema Andreas dhe të ftuar Dritan Boriçin e Deejay Women Academy.

Mbahet nesër në orën 19.00 në Sarajet e Toptanasve një mbrëmje poetike, me zërat më të mirë të artit skenik në vend.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të presë vizitorët përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

Mbahet nga sot në orën 19.00, për tri net radhazi në teatrin “Skampa” komedia britanike “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Hawdon dhe regji të Kiço Londos.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi